410 raste të sëmundjeve malinje më shumë janë regjistruar në vitin 2016-të në krahasim me vitin 2010 në territorin e Komunës së Manastirit. Sipas të dhënave që Qendra për Shëndet Publik nga Manastiri i ka dorëzuar te Këshilli i Komunës, në vitin 2010 janë shëruar gjithsej 1291 malinje neoplazme, ndërkaq në vitin 2016-të 1701. Shkalla e morbiteteve spitalore të regjistruara na sëmundjet malinje për vitin 2010 është 12.6 në 1000 banor, ndërkaq në vitin 2016-të 16.7.

Sipas të dhënave, nga neoplazmat malinje janë të sëmurë edhe fëmijët me moshë më të vogël. Kështu, në veprimtarinë politiko-spitalore, ka pasur 18 raste të sëmundjeve malinje te fëmijët deri në 2 vjet gjatë vitit 2016-të. Pastaj 5 raste te fëmijët nga 3 deri në 6 vjet, 6 te fëmijët prej 7 deri 9 vjet, 4 te fëmijët prej 10 deri më 14 vjet, 2 te tinejxherët prej 15 deri më 19 vjet, 18 te të rinjtë prej 20 deri më 24 vjet.

Manastirasit janë të shqetësuar për të dhënat alarmuese.

“Në çdo familje ka nga ndonjë të sëmurë prej kancerit. Sokaku i Gjerë po zbrazet, a çdo ditë shohim në faqet e fundit të gazetave fotografi të njerëzve të rin”.

“Ngelet se fëmijët tanë janë të helmuar, duhet më seriozisht t’i qasemi këtij problemi.

“Nëse ju vdesin 1200 persona në vit, ndërkaq ju lindin më pak se 1000 dhe një pjesë e tyre vdesin për shkak problemeve ekologjike, mund të thuhet se qyteti jeton në vdekje ekologjike”.

Këto janë disa nga reagimet e qytetarëve të Manastirit në lidhje me numrin e madh të rasteve të kancerit.

Përndryshe, Qendra për Shëndet Publik thekson se në Manastir ndjehet se në vitin 2016 neoplazmat janë arsye për vdekjen e gjithsej 382 personave ose nëse përllogaritet sipas të dhënave, shkalla i bie të jetë 208.1 vdekje në 100.000 banor vdesin prej neoplazmave, apo kjo arsye gjendet në vendin e dytë pas sistemit cirkular, transmeton REL në gjuhën maqedonase.

Të dhënat janë shqyrtuar edhe në Këshillin e Komunës.

“Deri në vitin 2020 është planifikuar gazsjellësi të arrijë në Komunën e Manastirit, ndërkaq në ndërkohë po përgatitemi edhe me rrjetin i cili do të vendoset në komunë. Ne tanimë kemi dy linja kryesore në ta cilat do të ndërtohet gazsjellësi në qytetin tonë. Deri më tani kemi bërë edhe qasje serioze që objektet ekonomike të kyçen, ngelet motivimi i qytetarëve që të kyçen në rrjet”, thotë kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska./REL/