Manastir: Protesta kundër dhunës policore

Qytetarë të Manastirit kanë protestuar në vendin ku para disa ditësh pjestarë të policisë shfaqën dhunë fizike ndaj një qytetari.
Manastirasit të cilët dolën në protestë, në mesin e të cilëve edhe personat e rrahur, pohuan se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë presion, por janë të tronditur nga rasti, dhe se çdoher kur do të kalojnë në këtë vend i kapë trishtimi nga skenat të cilat i kanë parë. protestuesit nëpërmjet parollave “Pa ka drejtësi, nuk ka qetësi”, kërkuan dënim për pjestarët e policisë të cilët shfaqën dhunë, ndërsa në shenjë pajtimi I dhuruan policisë lule që sipas tyre do të jetë një shenjë tolerimi dhe mirkuptimi.
“Duhet ti shohim policinë tonë si mbrojtje, dhe jo si armiq tanë, dhe këtë gjest të pajtimit e dërgojmë në shenjë pajtimi, dhe duam që kësi lloj raste në most ë ndodhin në të ardhmen”, u shpreh protestuesi.
Protestuesit poashtu kërkuan nga Kryeministri Zaev dhe Ministri Spasovski që të dënohet dhuna ndaj romëve, dhe të shuhet gjuha e urejtjes dhe diskriminimi.
“Tani u japim përkrahje të gjithë personave të cilët janë këtu të pranishëm, sepse ashtu siq kemi obligime duhet të kemi edhe drejtësi. Por edhe do ti kishim lutë edhe vetë qytetarët që të mos ngasim makinën në gjendje të alkoholizuar sepse mund të dëmtohet fëmija imë, apo I dikujt që është këtu”, theksoi protesutesi.
“Edhe një apel deri tek të gjithë, që përmes rrjeteve sociale të mos shpërndajnë dhe të heshtë gjuha e urejtjes”, u shpreh protestuesi.
Organizata Tufa Rome që mbështeti protestën për shkak të dhunimit nga policia të qytarëve të kësja bashkësie, me vlerësim se Manastiri njihet për vlera të shumta, por edhe për diskriminimin e vazhdueshëm që ju bëhet romëve.
“Ne më herët kishim edhe raste gjyqësore të cilat I kemi fituar për fatin tonë të mirë, të cilat kishin të bëjnë me ndalesën tonë për të hyrë në pishina, na ndalohet që të japim restorantet tona për festa familjare, dhe na ndaloheshte që të hymë në kafiteri të qytetit dhe objekte tjera”, theksojnë nga organizata “Tufa Rome”.
Protesta vazhdoi përmes qendrës së qytetit, dhe përfundoi para ndërtesës së Sektorit të Ministris së Bredshme në Manastir.