Manastirliu: Më shumë se 600 të lënduar që janë paraqitur në spital

Nga spitali i traumës ka folur Ministria Ogerta Manastirliu e cila ka bërë edhe një bilanc të rasteve të paraqitura nëpër spitale.

Marketing

Ajo është shprehur:
Mbetemi në gatishmëri maksimale në të gjitha spitalet. Është bërë një punë e jashtëzakonshme nga të gjithë për të përballuar këtë situatë aspak të lehtë për ne.
Janë më shumë se 600 të lënduar që janë paraqitur në spital.
Spitali i Traumës
Është 38 është numri i të lënduarve që ndodhen ende në spital ku 9 janë rastet më të rënda dhe janë në observim. Janë mjekët që do të flasin më shumë.
Spitali Durrës
25 të lënduar në reparte.

Deri më tani raportohen 15 viktima.

Marketing