Mançevski familjarëve të funksionarëve: Tërhiquni nga vendet e punës

Ministri për shoqëri informative, Damjan Mançevski, sot ka bërë thirrje familjarëve të funksionarëve dhe qeverisë por edhe deri te opozita menjëherë të tërhiqen nga vendet e tyre të punës në administratën publike. Punësimet e tyre, tha ai, do ti nënshtrohen analizave në Komisionin për Antikorrupsion.

Marketing

“Urgjentisht të tërhiqen të gjithë të punësuarit. Bëjmë thirrje te të gjithë edhe nga qeveritarët edhe nga opozita të tërhiqen, të gjitha të dhënat edhe për njërën palë edhe për tjetrën do ti dorëzojmë në Komisionin për Antikorrupsion – deklaroi Mançevski duke shtuar se nuk është i njoftuar saktë sa janë punësuar gjithsej dhe cilët nga ata janë të afërm të funksionarëve qeveritar.

Mançevski potencoi se në të ardhmen do të vijnë ndryshime në mënyrën e të punësuarit, duke shtuar se problemet vijnë nga udhëheqësia.

Nëse udhëheqësi nuk pajtohet me ndonjë gjë, nuk do të bëjmë shtypje, kështu që nisim nga fillimi, shtoi Mançevski.

Marketing