Mançevski: Hyrja e kompanive teknologjike bullgare në vend, hap pozitiv

Hyrja e kompanive teknologjike bullgare në tregun e Maqedonisë së Veriut pranohet jashtëzakonisht në mënyrë pozitive – kërkohet ekspertizë bullgare në sektor, si dhe lidhur me shëndetësinë. Tashmë ka shembuj shumë të mirë në ato raporte. Këtë e deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski për emisionin “Bota është biznes në televizionin bullgar “Bllumberg TV”.

Marketing

Mançevski tha se në dy vitet e fundit Qeveria në Shkup i ka përforcuar investimet në inovacione dhe ka vendosur lehtësime për investuesit e huaj.

Ai tha se qëllimi është t’u shtrihet dora të rinjve që ata të mbeten në rajon, në vend se të nisen drejt Evropës Perëndimore.

Shtoi se BE-ja gjithashtu ndihmon për zhvillimin e teknologjive shkencore në vend, duke e cekur si shembull regjistrin elektronik të popullatës, që është bërë me mjete evropiane, ndërsa për momentin, siç tha, me ato mjete zhvillohet edhe portali i ri nacional për shërbime elektronike.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor ka potencial të shndërrohet në qendër teknologjike të Evropës.
“Rajoni paraprakisht ishte i njohur për gjëra negative. Tashmë gjithnjë e më shumë po fillojmë të japim shembuj pozitiv. Pas mënjanimit të problemeve politike, mundësitë janë të mëdha”, tha ministri Mançevski për televizionin bullgar “Bllumberg TV”.

Marketing