Mançevski: Qytetarët së shpejti dokumentet do t’i marrin në mënyrë elektronike

Qeveria planifikon një revolucion në shërbimet e publikut. Dokumentet në letër së shpejti do të mund të zëvendësohen me elektronike, të cilat do të merren vetëm me disa klikime.

Marketing

Secili qytetar do të mundet në mënyrë elektronike të marrë dokumente ligjore valide nga shtëpia e tij apo çdo kund ku ndodhet, të cilat do të parashtrohen në postë elektronike dhe do të jenë me vlerë dhe validitet të njëjtë si ato të marra në sportel dhe në letër.

Për ata qytetarë që nuk do të mund të kërkojnë shërbime me anë të rrugës elektronike do të ekzistojë edhe obsioni i vjetër që t’i marrin përmes zyrave për një pikë të shërbimeve edhe në sportelet e tjera të institucioneve të cilat ofrojnë shërbime, deklaroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.

Këtë, siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp, e mundëson miratimi i tre ligjeve të reja nga ana e Qeverisë – ligji për regjistër qendror të popullatës, ligji për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike dhe ligji për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme.

Marketing