Mançevski sërish premton sistematizimin e administratorëve

Deri në mes të këtij viti do të përfundojë procesi i sistematizimit të administratorëve të angazhuar nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Pavarësisht se akoma pa përfunduar sistematizimi, punësohen administratorë të rinj, ministri i Shoqërisë Informatike Damjan Mançevski arsyetohet.

Marketing

“Sa i përket punësimeve, punësime ka në bazë të nevojave të institucioneve dhe jo siç ishte më parë në bazë të nevojave të partisë në pushtet. Administrata çdoherë do të përgatitet për të gjitha sfidat dhe për plotësimin e të gjitha Ligjeve. Obligohemi që deri në mesin e 2019-tës të përfundojnë të gjithë sistemimet në mënyrë procedurale”, deklaroi Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë informatike dhe administratës.

Sistematizimi i grupit të parë të 958 administratorëve u premtua se do të bëhet më së voni në qershor të 2018-tës, por pavarësisht premtimeve të Likës e Mançevskit një gjë e tillë nuk u realizua. Rreth 200 administratorë të cilëve iu ishte ofruar sistematizimi mohuan vendin e punës, ndërkaq muaj më parë ministri Mançevski pranoi se ky proces ka ngecje dhe se është zgjatur.

“Për raste të ndryshme ka arsye të ndryshme. Ndokund puna është bllokuar në institucionet ku duhet të shkojnë administratoret, në ndonjë rast Sekretariati ku përgatiten dokumentuat ka ngecur. Me të vërtetë për secilin rast ka arsye të ndryshme dhe nuk mund të them saktë se në një vend është problemi”, u shpreh Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë informatike dhe administratës.

Çështja e sistematizimit të 1600 administratorëve po prolongohet me vite. Të njëjtit tash 15 vjet marrin paga duke qëndruar në shtëpi.