Mançevski: Sportele të mos ketë, qytetarët t’i marrin shërbimet në celularë

Pjesa kryesore e reformës në administratën publike është që qytetarët t’i marrin shërbimet në telefonat e tyre personal, sportele të mos ketë, tha ministri Damjan Mançevski.

Marketing

Mançevski përsëriti se pagat e sektorit publik do të rriten me 5% deri në shtator. Ai këto komenete i bëri në emsionin Open sonte në TVM ku ishte së bashku me ministrat e punës dhe politikës sociale dhe shëndetit, Mila Carovska dhe Venko Filipçe dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Ai njoftoi se deri në fund të vitit sistemi i administratës publike do të përcaktohet për të zgjidhur, siç tha ai, kaosin. Aftësitë do të specifikohen për të shmangur mbivendosjen, disa prej institucioneve mund të bashkohen dhe të formohen të reja.

Marketing