Ministri i Shoqërisë Informatike dhe i Shoqërisë, Damjan Mançevskit sot deklaroi se “Vendimet e anëtarëve të komisionit për parandalimin e korrupsionit, që porositën të shqyrtohen të gjithë procedurat e punësimeve të familjarëve të funksionarëve të lartë do t’i respektojmë”.

“Duhet t’i shohim rastet ndaras, nëse bëhet fjalë në shkeljen e normave dhe rregullave, por këtu nuk bëhet fjalë për shkeljen e ligjit, këtu bëhet fjalë për shkeljen e etikës, të themi. Ne themi se dikush duhet të tërhiqet, nëse do të tërhiqet njeriu, i cili është punësuar apo do të tërhiqet funksionari. S’është i lehtë vendimi, megjithatë janë vendime familjare”, thotë ministri Mançevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se thirrja që e drejtuan ndaj funksionarëve, që i ndërlidhin me punësimet e familjareve të tyre në institucionet shtetërore është për disa nga to, por vendimi duhet ta sjellin ata personalisht, ndërsa trysnia nga publiku duhet të sjell në vendimet më të mira.