Manchester City mbron titullin, kampion i Anglisë për herë të gjashtë

Manchester City është kampion i Anglisë për sezonin 2018/19
Pas 38 xhirove të çmendura në Premierligë, sezoni u mbyll edhe me disa ndeshje të çmendura, të zhvilluara gjatë ditës së diel, raporton Gazeta Express.
Në xhiron e fundit, Man Cityt i duhej patjetër fitorja për të fituar titullin e dytë me radhë, të gjashtin në histori.
Skuadra e Guardiolës ia doli, pasi e mposhti 4-1 në udhëtim Brighton.

Marketing

Megjithatë, nuk nisi gjithçka mirë për Cityn.
Të parët në epërsi kaluan vendasit, duke shokuar Cityn në minutën e 27’. Murray shënoi për 1-0.
Por, City reagoi menjëherë dhe shënoi dy gola të shpejtë për të përmbysur gjithçka.
Fillimisht e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 28’ sulmuesi, Sergio Aguero.

Kurse për 2-1 shënoi Aymeric Laporte, në minutën e 38’.
Në pjesën e dytë, City shënoi edhe dy gola – Riyad Mahrez realizoi për 1-3 në minutën e 64’, kurse Ilkay Gundogan për 1-4 në minutën e 72’, secili gol më i mirë se tjetri.
Kështu, City e fiton titullin e Premielrigës për herë të dytë me radhë, të gjashtin në histori, me 98 pikë, duke lënë prapa Liverpoolin me 97.

City e mbylli sezonin me 32 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.
Skuadra e Pep Guardiolës ka shënuar 95 gola, teksa ka pranuar 23 në sezonin 2018/19 në Premierligë.
Pas këtij triumfi, City do të kërkojë trofeun e tretë më 19 maj kundër Watfordit, me të cilën skuadër do të përballet në finalen e FA Cup.