Manchester City rrezikon të humbasë titullin e sezonit 2013-2014

Manchester City pa kalon momente tepër të vështira. Pas ndalimit të pjesëmarrjeve për dy sezone në Ligën e Kampioneve, “Qytetarët” tashmë rrezikojnë të humbasin dhe titullin e sezonit 2013-2014 raporton “Mirror”.

Marketing

City u dënua nga UEFA për thyerje të rregullave financiare gjatë periudhës 2012-2016 dhe nëse Federata Angleze vendos ta dënojë duke i hequr pikë, titulli i 2014-ës rrezikohet ndjeshëm, pasi atë sezon “Citizens” triumfuan me vetëm dy pikë më tepër se Liverpool.

Deri tani asnjë nga klubet nuk janë shprehur për dënimin e Manchester Cityt, ndërsa tashmë skuadra në pronësi të sheikëve arabë rrezikon të shpërbëhet, sepse pa Europë, pritet të largohen të gjithë yjet me radhë.

I pari që do të lërë qytetarët pritet të jetë trajneri Pep Guardiola, që me shumë gjasë do të ndiqet nga emra si Sterlin, De Bruyne, etj., të cilët nuk kanë ndërmend t’i mohojnë vetes garimin në Ligën e Kampionëve.

Marketing