Skuadra angleze, Manchester United, duket se nuk është e interesuar më që ta nënshkruajë sulmuesin Gareth Bale.

Sipas Daily Mail, kjo për shkak se futbollisti 30 vjeçar është i njohur për lëndimet e shumta që ka marrë, shkruan Goal.

Real Madrid ishte i gatshëm që ta lejojë futbollistin në fjalë të largohet nga klubi dhe kjo gjë ka ngjallur interesimin e Djajve të Kuq.

Mirëpo tani raportohet se Manchester United ka hequr dorë nga përpjekja për ta përvetësuar Balen.

Artikulli paraprakJa kush u zgjodh kryetar i BDI-së dega Strugë
Artikulli tjetërTrump: Lideri i Shtetit Islamik Al Bagdadi është vrarë