Skuadra e United fitoi derbin me Citizens në Etihad Stadium me rezultatin 2-1 duke regjistruar fitoren e dytë radhazi të rëndësishme pas asaj me Tottenhamin në mesjavë.

Është ky një rezultat që shton problemet për skuadrën e Pep Guardiolës që tani e sheh veten 14 pikë larg Liverpoolit që nga ana e tij e fitoi ndeshjen me Bournemouth 3-0.

Rashford me 11 metërsh i dha avantazhin skuadrës së Solskjaer, ndërkohe që pak çaste më vonë Martial dyfishoi rezultatin. Otamendi shkurtoi diferencën për Mancester City, por për kampionët e Anglisë ishte shumë vonë për të bërë dicka për të evituar humbjen