Katër minuta iu deshën Manchester United për tu rikthyer me fitore në derbin e së mërkurës ndaj Juventus.

Goli i parë i takimit edhe në minutën e 65’, kur Cristiano Ronaldo me një supergol la të shtangur De Gean për të dëshpëruar ata që dikur brohorisnin për të.

Mourinho e pa se punët nuk po i shkonin mirë dhe aktivizoi spanjollin, Juan Mata i cili vetëm shtatë minuta pas inkuadrimit tundi rrjetën e Zonjës së Vjetër për të barazuar rezultatin në 1-1.

Kur të gjithë po mendonin se skuadrat do të marrin nga një pikë, Bonucci në minutën e fundit të kohës së rregullt shënoi autogol duke ua dhuruar fitoren mysafirëve.

Këto tre pikë kthejnë gjasat e ekipit të Jose Mourinhos për pozitën e parë në grupin H, pasi që tashmë Juventus ka nëntë pikë, dy më pak se United e cila pozicionohet e dyta.