Mane i kundërpërgjigjet Guardiolas: Do vazhdojë të simuloj

BIRMINGHAM, ENGLAND - NOVEMBER 02: Saido Mane of LIverpool reacts during the Premier League match between Aston Villa and Liverpool FC at Villa Park on November 02, 2019 in Birmingham, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Anësori i Liverpoolit, Sadio Mane ka hedhur poshtë kritikat e Pep Guardiola ndaj tij si ‘kërkues i vëmendjes” dhe premtoi në mënyrë sarkastike që do të vazhdojë të simuloj.

Marketing

Ndeshja mes ‘Reds’ dhe Manchester City të dielën është mbizotëruar nga komenti i Guardiola në një intervistë në BBC fundjavën e kaluar që ylli senegalez ndonjëherë simulon, ndonjëherë shënon gola të pabesueshëm.

Mane iu kundërpërgjigj spanjollit pas fitores 2-1 të martën.

”Është paksa e zgjuar nga ai të marrësh vëmendjen e gjyqtarit”, tha Mane, forma e të cilit në vitin 2019 ka qenë e jashtëzakonshme.

”Unë thjesht do të luaj futbollin tim si gjithmonë. Nuk i kushtoj vëmendje asaj që ai thotë”.

“Natyrisht se simuloj përsëri nëse fitoj penallti nga kjo.

“Nëse simulimi ma fiton një penallti, atëherë do ta bëj përsëri! Përse jo? Ama çfarë Jurgen tha për mua është e vërtetë. Unë nuk simuloj”, vazhdoi ai.