Mane: Ja pse e kam refuzuar Man Unitedin në vitin 2014

Sadio Mane ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë euro për t’iu bashkuar Manchester United në vitin 2014 para se të nënshkruante me Southampton.

Marketing

Sulmuesi anësor që atëkohë ishte pjesë e RB Salzburg në Austri, kishte vendosur të refuzonte Manchester United, duke thënë se nuk ishte klubi i duhur për të, e po ashtu nuk ishte as momenti i duhur.

Dy vite më pas (2016), Mane iu bashkua Liverpoolit për 40 milionë euro, dhe në këto tri sezone ka regjistruar 75 paraqitje për skuadrën nga ‘Anfield Road’, duke shënuar edhe 36 gola.

“Nuk mund të besoja, sepse mua më dëshironte një klub si Manchester United”, ka deklaruar Mane.

“Një skuadër e gabuar më kërkonte, sigurisht Manchester United. Kam folur me Van Gaal dhe ai më bëri edhe një ofertë, por për mua nuk ishte një klub i duhur, e as një moment i duhur”.

Marketing