Manuel Neuer, portieri më i mirë për sezonin 2019/20

Manuel Neuer ka fituar çmimin e UEFA-së si ‘Portieri më i mirë’ për sezonin 2019/20.Portieri gjerman shkëlqeu me Bayern Munich në edicionin që lamë pas në Ligën e Kampionëve, duke ndihmuar ekipin ta fitonte trofeun e gjashtë në historinë e klubit.

Kjo është hera e pestë që Neuer e fiton këtë çmim.

Marketing

Përveç Ligës së Kampionëve, ai fitoi me Bayernin çdo trofe të mundshëm edicionin e kaluar, ku i ka mbetur vetëm edhe Superkupa e Botës në dhjetor.