Komuniteti maqedonas në Kanada ka grumbulluar një fond prej gati 150 mijë dollarëve për të mbështetur fushatën kundër referendumit për ndryshimin e emrit. Por shumicës së këtij fondi i ka kontribuar biznesmeni Krste Ivanovski, i cili bashkë me familjen e tij ka dhuruar 100 mijë dollarë.

“Vetëm në Republikën e Maqedonisë emri Maqedoni do të ndalohet. Fëmijëve tanë nuk guxojmë ti tregojmë historinë dhe emrin tonë. Ky është fillimi dhe fundi i shtetit tonë dhe kombit tonë. Kush i jep të drejtën dikujt që të ndërrojë emrin dhe historinë”, ka theksuar Ivanovski.

Në ngjarjen e organizuar për grumbullimin e fondeve kanë marrë pjesë disa shoqata patriotike të mërgatës maqedonase në Kanada.