Maqedonasit lavdërojnë Taravarin pasi i ofendoi shqiptarët :” Браво Таравари”

Kreu i Komunës së Gostivarit edhe njëherë bëhet protagonist përmes deklaratave të tij që kanë irituar tejmase shqiptarët por që kanë bërë mediat maqedonase ta lavdërojnë atë.
E gjitha kjo ndodhi përmes një debati televiziv ku njeriu numër një i Komunës së Gostivarit njëherit edhe Sekretar i partisë opozitare ASH kur ai fajësoi shqiptarët për rritjen e numrit të të infektuarëve me virusin Korona dhe duke lavdëruar palën tjetër pra maqedonasit informon TetovaSot.
Deklaratat e Taravarit kanë zënë faqet e para të mediave maqedonase me deklaratën e tij

Marketing

Ai në emisionin ClickPlus në Tv21 u shpreh se shqiptarët nuk i kanë respektuar rekomandimet duke thënë se në lokalet shqiptare gjegjësisht në Çair dhe Gostivar në një tavolinë ka pasur nga katër- pesë persona ndërsa në pjesën maqedone ka pasur nga dy persona.

“Shkon në Çair ose në Gostivar nga 4-5 vetë në masë, shkojmë në ndonjë pjesë maqedone qëndrojnë nga dy vetë në tavolinë” u shpreh Taravari përcjellë TetovaSot.

Ndryshe për të përgënjeshtruar deklarimet e Arben Taravarit ditë më parë në Shkup nuk u respektuan masat në lokalet në qendër të Shkupit siç është lagja “Debar Malo”, ku siç mund ta shihet në video vlon muzika e gjallë dhe aspak nuk respektohen masat e Covid 19.

blob:https://www.facebook.com/18cf0960-06b9-4c96-ab35-43dcd41263b5

Marketing