Maqedonasit në Berlin refuzuan ta takojnë ministrin e diasporës Edmond Ademi

Bashkësia Maqedonase Kishtare në Berlin ka refuzuar të takojë ministrin e diasporës, Edmond Ademi, i cili për disa ditë po qëndron në Berlin, transmetojnë portale maqedonase.

Marketing

Në një letër të tyre thuhet se refuzohet takimi për shkak se janë njoftuar se ministri do të fliste për tema të politikës ditore. Arsyet janë se ministri i deleguar ka si mision të promvojë të mirat dhe përfitimet nga marrëveshja për emrin. “Për komunën kishtare Shën Klimenti i Ohrit kjo marrëveshja është e dëmshme dhe turpëruese dhe kurrë nuk duhet promovimi i saj”, theksohet në reagim.

Marketing