Maqedonasit po deklarohen bullgar në Shqipëri për një pasaportë

Në komunën e Pustecit dhe zonat kufitare të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut është rritur interesi i popullatës lokale për shtetësinë dhe pasaportën bullgare. Në këtë zonë jeton komunitet i deklaruar si maqedonas, por edhe bullgar.

Marketing

Deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, Vasil Sterjovski nga Aleanca Maqedonase për integrime evropiane ka thënë se fundi është rritur interesi për pasaportat bullgare në zonat kufitare. “Nuk ka të rinj në rajonin e Gorës dhe Gollobërdës në Shqipëri, ku jeton pakica maqedonase, të mos ketë qenë në ekskurzion falas njëjavor në Bullgari”, theksoi Sterjovski. Sipas tij, bullgarët po shfrytëzojnë varfërinë e maqedonasve në Shqipëri dhe në kontinuitet po bëjnë gjithçka për të treguar se ata janë minoritet bullgar.

Marketing