Maqedoni e Veriut-Kosovë, luhet në Shkup

Mediat maqedonase kanë dhënë verdiktin e tyre se ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet në Shkup.

Marketing

“Sportmedia.mk”, bazuar në burime të tyre pranë Federatës maqedone të Futbollit, shkruan se takimi gjysmëfinal i Ligës së Kombeve do të zhvillohet në stadiumin Toshe Proeski në Shkup.

Sipas tyre, Shkupi është vendi ideal dhe se FFM është konsultuar edhe me UEFA-n, që takimi të luhet në Shkup.

Nëse ndeshja do të luhet edhe zyrtarisht në “Toshe Proeski”, Kosovës do t’i takojnë 8 për qind e biletave, që i bie rreth 3 mijë bileta. Stadiumi në fjalë zë 30 mijë shikues.

Marketing