Maqedoni e Veriut/Laboratoret në tre ndërrime për testime, pas shtimit të rasteve me COVID-19

Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe theksoi se gjatë ditëve të ardhshme laboratoret do të punojnë me kapacitet të plotë në tre ndërrime për të arritur në realizimin dhe përpunimin e të gjitha testeve të kryera për COVID-19.

Marketing

Ai shtoi se vala e fuqishme e vjeshtës e koronavirusit ka ngarkuar laboratoret për kryerjen e testeve. Filipçe nënvizoi se po punohet për të gjetur zgjidhje për termine të reja.

“Gjatë fundjavës të gjitha laboratoret do të punojnë me kapacitet të plotë për të arritur në përpunimin e testeve, ndërsa po bisedojmë për hapjen e termineve të reja për që t’i startojmë gjatë javës së ardhshme”, theksoi ministri Filipçe.

Sipas tij, të gjitha kapacitetet maksimalisht janë të angazhuar dhe se po punohet në tre turne.
Në Maqedoninë e Veriut ditëve të fundit janë shtuar rastet e infektimeve dhe se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 518 persona të infektuar me koronavirus, 200 të shëruar dhe 9 pacientë që ndërruan jetë.

Marketing