Maqedoni-Kosovë, marrëveshje për njohjen e patentave

Qeveria ka miratuar marrëveshjen bilaterale me Qeverinë e Kosovës për njohjen reciproke të lejeve të vozitjes.

Me këtë, është angazhuar ministri i Brendshëm për të nënshkruar marrëveshjen.

Pasi çështja të kalojë procedurat e njëjta edhe në institucionet e Kosovës, gjegjësisht pasi të miratohet nga Qeveria në Prishtinë dhe pasi të nënshkruhet nga ministri përkatës, marrëveshja do të hyjë në fuqi, gjegjësisht lejet e vozitjes të marra në Kosovë, do të njihen plotësisht edhe nga Maqedonia, por edhe anasjelltas.

Akoma është e paqartë se kur do të mbyllet e gjithë procedura e fuqizimit të kësaj marrëveshje.