Maqedoni: Mungesa e borës rrit rrezikun nga gripi

Moti i ftohtë dhe i thatë pa reshje bore rrit mundësinë e përhapjes së gripit si dhe acarimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Marketing

Fëmijët dhe të sëmurët me sëmundje kronike janë më të prekshëm ndaj këtij moti të thatë, ndërsa mjekët rekomandojnë të konsumoni më shumë lëngje dhe të shmangni ekspozimin ndaj ambienteve të jashtme.

Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet e tyre.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se erërat do të fryjnë gjatë natës, si dhe në mëngjes, ndërsa në fund të ditës së ardhshme intensiteti i erës do të ulet.

Ditët në vijim do të vijojnë të jenë me diell dhe të ftohtë, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta.

Marketing