Pas ngjarjes tragjike në Gostivar, Oda e Veterinarisë së Republikës së Maqedonisë e riafirmon qëndrimin e tyre se thelbi i problemit të qenve endacak është papërgjegjësia e pronarëve të qenve.

Kjo duhet të identifikohet dhe në mënyrë adekuate të dënohet, për çka duhet të ketë rregulla të rrepta ligjore dhe të ketë shqiptime të vazhdueshme të dënimeve për shkelësit e këtyre rregullave, përcjell Telegrafi Maqedoni. Oda e Veterinarisë gjithashtu nënvizon se deri tani janë trajtuar vetëm pasojat e këtij problemi, ndërsa shumica e komunave nuk i përmbushin obligimet e tyre në lidhje me këtë çështje pse veprojnë në mënyrë të papërshtatshme dhe joefektive.

“Gjendja aktuale e qenve endacak që është rezultat i dobësive të shumta komunale, socio-ekonomike si dhe mangësi në mentalitet dhe civilizim që për shkak të neglizhencës dhe margjinalizimit të problemit është jashtëzakonisht shqetësuese dhe jashtë kontrollit, që sjell rreziqe serioze komunale, të shëndetit publik dhe sigurisë, së fundi kërkon angazhimin e të gjithë komunitetit social dhe ri-ekzaminimin e modeleve dhe procedurave të deritashme. ju bëjmë thirrje të gjithëve të përfshihen në analizën gjithëpërfshirëse të problemit dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe sistematike”, thonë nga Oda e Veterinarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Oda e Veterinarisë e përshëndet nismën qeveritare për ndryshime ligjore me qëllim të përmirësimit të gjendjes në këtë fushë dhe përfshirjen e profesionit të veterinarisë të propozojë dhe zbatojë zgjidhje më të përshtatshme.

Nga atje ju bëjnë apel pronarëve të kafshëve shtëpiake të kryejë obligimin e tyre me vendosjen e çipit e kafshëve që është falas.