Misioni i OSBE-së sot në Shkup do të prezantojë komentimin ligjor të Ligjit për procedurë penale që do t’u ndihmojë avokatëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve ta ndryshojnë të drejtën në mënyrë më të mirë dhe më të unifikuar në gjykata.
Komentimi ligjor, i cili është i pari i këtij lloji, është përgatitur nga një grup i ekspertëve juridik.

Nga misioni i OSBE-së informojë se në komentimin e Ligjit për procedurë penale kanë punuar tre vitit e fundit në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë “Justiniani i Parë”, në Shkup.

Në prezantimin, do të mbajë fjalim edhe shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Coja dhe dekani i Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani i Parë”, Goran Koevski.