Maqedoni, policia zbulon “super-femrën” me 60 profile në facebook, ka arritur të divorcojë disa çifte! (Foto)

Policia ka zbuluar një rast karakteristik në qytetin Negotinë në Maqedoninë e Veriut. Një vajzë 27 vjeçare ka hapur 60 profile të rrejshme me fotografi të personave nga ky qytet, prej ku ka shpërnda lajme për jetën e tyre. Rasti është zbuluar nga Nadica Funduki, avokate e njohur në Negotinë, bashkëshorte dhe nënë e fëmijëve. Ajo ka qenë një nga “viktimat” e 27 vjeçares, kur një profil në facebook me emrin e saj ka kërkuar “ndihmë” nga familjarët bashkëqytetarët, sepse pasii “janë përhapur fotografi intime në internet, askush nuk e ka angazhuar si avokate”.
Të gjitha këto kanë qenë gënjeshtra të përhapura nga “maniakja” 27 vjeçare në fjalë, sepse siç ka rrëfyer avokatja Funduki për “Fokus”, ajo asnjëherë nuk ka shfrytëzuar facebook.
“Nuk i parapëlqej rrjetet sociale, asnjëherë nuk kam shfrytëzuar facebook”, ka deklaruar avokatja Funduki. Ajo ka sqaruar se me mashtruesen 27 vjeçare njëherë është takuar në gjykatë. Kaq i ka mjaftuar që të hapë profil në emër të saj dhe të fillojë të përhapë lajme të rrejshme. Njësoj ka vepruar edhe me profilet tjera, duke shfrytëzuar të dhëna të personave për të cilët ka poseduar disa informacione dhe me to ka manipuluar, transmeton gazeta Lajm.
“Në jetën time unë asnjëherë nuk kamë përdorë rrjete sociale, nuk kam profil në asnjë platformë. Thejshtë këshut funksionoj dhe këtë e dinë të gjithë që më njohin. Mbrëmjen e 29 janarit, filloi të më bie zilja e telefonit dhe me këtë filloi golgota ime dhe e familjes ime. Paraqiteshin familjarë dhe miq të mi, duke më pyetur s si munden të më ndihmojnë”, transmeton gazeta Lajm rrëfimin e avokates Funduki.

Marketing

Sqaron se atë që e ka dëgjuar nga familjarët e brengosur, e ka lënë pa fjalë. E kanë informuar se në rrjetet sociale është aktiv një profil i saj, ku kërkohet ndihmë.

“Ajo (27 vjeçarja) ka formuar grup nën titullin www.facebook.com marija.tiмkova.5, përmes të cilit i ka krijuar dhe i ka shpërndarë profilet e rrejshme. Më datë 01.02.2021 i ka zëvendësuar me të dhënat e mia ëëë.facebook.com Nadica Manteva Funduki. Falënderoj policët e rinj dhe inspetorët kriminalistë të cilët bashkë me mua ishin këmbëngulës dhe për pesë ditë e zbuluan ‘maniakun’. U kërkoj falje atyre që u janë shkaktuar situata të pavolitshme me profil në emrin tim. Ajo ka krijuar profile duke shfrytëzuar fotografia nga profile të vërteta të qytetarëve dhe ka rrezikuar privatësinë duke bë montazhe me fotografi të vendosura me montazhë në pllaka të varrit. Ka pasur edhe keqpërdorime tjera, e disa raste kanë përfunduar me procese gjyqësore divorci në pamundësi për të dëshmuar pafajësi ndaj akuzave të publikuara në profile të rrejshme, për gjoja tradhti martesore. Jam e gëzuar që përmes rastit tim, policia e zbuloi golgotën tmerrshme që e kanë kaluar shumë qytetarë të Negotinës dhe shpresoj se tani që rasti është ndriçuar, do të vazhdojnë të jetojnë jetë të qetë. Për fund, hetimet janë duke vazhduar dhe po punohet për ndriçimin e rastit. Ju informoj se vajza, në moshë rreth 27 vjeçare, për shkak të urrejtjes, nënçmimit, e veçanërisht për shkak të dëshirës për hakmarrje ose zbavitje, është futur te më shumë se 60 familje dhe ka shkaktuar shqetësime të tmerrshme”, shkruan mes tjerash avokatja Funduki.

Marketing