Maqedoni, rreth 1400 gra raportojnë dhunë në familje

Nga 1000 deri në 1400 gra në vit janë viktima të dhunës në Maqedoni. Megjithatë ky numër mund të jetë shumë më i madh pasi në të shumtën e rasteve viktimat e dhunës për shkak të frikës shpesh-herë refuzojnë të flasin për dhunën ndaj tyre qoftë fizike, psikike apo seksuale. Të dhënat edhe më alarmante janë për dhunën në nivel botëror. Madje çdo e treta grua është viktimë e ndonjë forme të dhunës. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska tha se është e pamundur të flitet për shifra konkrete të viktimave të dhunës, sepse në Maqedoni akoma një goditje nuk konsiderohet dhunë.

Marketing

Nëse rritet i numri nuk do të thotë se është rritur dhuna, por rritet numri i denoncimeve dhe është e rëndësishme të mos heshtim. Tek ne shumë vështirë njihet dhuna psikologjike sepse ende jemi në një nivel ku nuk e njohim mirë dhunën fizike. Një shuplakë, një pickim, një goditje ende nuk konsiderohet dhunë te ne”- tha Milla Carovska,ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ambasadori i BE, Samuel Zhbogar tha se çrrënjosja e dhunës ndaj grave është akoma shumë larg dhe se ka ende shume punë për të bërë në këtë drejtim.

Këto të dhëna janë shqetësuese. Më shqetësojnë mua si baba i dy vajzave , si bashkëshort dhe si person që beson në barazi gjinore. Më mërzit fakti që çdo e treta femër, duke ecur rrugëve ose në qendra tregtare, restorante mund të jetë viktimë e dhunës bazuar në barazi gjinore”- u shpreh Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.

Në forumin rajonal “Promovimi dhe zbatimi i Konventës së Stambollit”, pjesëmarrësit theksuan se ratifikimi i konventës është vetëm fillimi, ndërsa pjesa më e vështirë është zbatimi. Kryeministri Zoran Zaev pjesëmarrës në forum tha se strategjia duhet të fokusohet në parandalim e dhunës dhe jo vetëm në shërimin e pasojave. Në fund të vitit të kaluar Maqedonia ratifikoi Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj gruas dhe dhunën në familje, e njohur ndryshe si Konventa e Stambollit. Konventa vë në dukje se dhuna në familje më së shumti i prek gratë, por gjithashtu thekson se edhe meshkujt dhe fëmijët mund të jenë viktima të dhunës në familje.

Marketing