Qeveria e Maqedonisë ka miratuar nevojën për vendosje e kontrollit të përbashkët të organeve kompetente, të të dy shteteve në vendkalimin kufitarë Qafëthanë.

Drejtoria e doganave nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë ka zhvilluar bisedimet me Qeverisë shqiptare, duke arritur marrëveshje për kontroll të përbashkët brenda 15 ditëve. Nga Qeveria e Maqedonisë bënë të ditur se tani në fazë është krijimi i delegacioneve të cilat do të nënshkruajnë marrëveshjen me qëllim që e njëjta të hyjë në fuqi sa më shpejt.

Ky projekt pritet që të lehtësojë tregtinë në mes dy vendeve the procesin e kalimit kufitarë. I njëjti pritet që të ketë ndikim pozitiv edhe në rritjen e këmbimit tregtarë mes dy shteteve fqinje.