Maqedoni, sulmet ndaj gazetarëve të llogariten si sulme ndaj personave zyrtar

tari i ShGM-së, Mladen Çadikovski, në shënimin e ditës ndërkombëtare për ndërprerje e pandëshkueshmërisë dhe krimeve ndaj gazetarëve, ka porositur organet gjyqësore që të procesojnë në afat kohor sa më të shpejtë sulmet ndaj gazetarëve, në mënyrë që të mbrohet demokracia në vend. Pandëshkueshmëria sipas tij, çon në autocensurë, e kufizon hapësirën për media të lira dhe e bën profesionin joaktraktiv. Çadikovski sqaroi se në drejtim të uljes së sulmeve dhe rritjes së sigurisë së këtij profesioni, po punojnë në ndryshimin e kodit penal, ndërkohë shtoi që gazetarët në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme punojnë në krijimin e Protokollit për raport mes nëpunësve policor dhe punonjësve mediatik për ngritjen e sigurisë së gazetarëve dhe kameramanëve.

Marketing

“Në bashkëpunim me sindikatën dhe Ministrinë e Drejtësisë po punojmë në ndryshimin e kodit penal, me qëllim që sulmet ndaj gazetarëve të llogariten si sulm ndaj personave zyrtar. Nga ana tjetër, po bashkëpunojmë edhe me Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, me të cilët mbajmë trajnime për zbatimin e praktikës evropiane të gjykatësve dhe prokurorëve publik, por edhe gazetarëve dhe avokatëve, me çka kontribuojmë që të kemi praktikë gjyqësore në pajtueshmëri me praktikën evropiane”, theksoi Mladen Çadikovski, SHGM.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë kësaj ngjarje, deklaroi se dikasteri që ai drejton punon vazhdimisht në vendosjen e bashkëpunimit dhe komunikimit me mediat dhe siguron kushte të sigurta për punën e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë mediatik. Megjithatë, ai ka sqaruar se, ky është një proces që kërkon observim dhe angazhim të vazhdushëm. Nga ana tjetër, ambasadori i Holandës në Shkup, Dirk Jan Koll, tha se nuk duhet të ketë qasje selektive dhe se, liria e shprehjes është e drejtë themelore njerëzore dhe çelësi i çdo demokracie.