Maqedonia bindshëm mundi Lihtenshtajnin

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka shënuar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara në kuadër të Ligës së Kombeve, duke mundur sonte në “Telekom Arena”, Lihtenshtejnin me rezultatin e thellë 4:1

Marketing

Të përzgjedhurit e trajnerit Igor Angellovski fitoren e tyre e konfirmuan që në pjesën e parë, kur avansuan me rezultatin 3:1.

Autorë i dy golave të parë ishte sulmuesi i Palermos, Aleksandar Trajkoski, i cili shënoi në minutat 10-të dhe 30-të, ndërkohë në minutën e 36-të kapiteni Goran Pandev shënoi edhe golin e tretë, që ju dha ndoshta fund të gjitha shpresave të mysafirëve që në ato momente se në Shkup sonte mund të nxjerrin një rezultat pozitiv.

Golin e vetëm dhe të nderit mysafirët në këtë përballje e realizuan në minutën e 37-të me anë të Jildiz, futbollistit me origjinë turke, ndërkohë fitoren e përfaqësueses së Maqedonisë e konfirmoi Ezgjan Alioski, me golin e realizuar në minutën e 67-të. Futbollisti shqiptarë bëri gjithçka mirë, dhe pas një slalomi të vërtetë shënoi edhe golin e katërt në këtë ndeshje dhe të tretin personal në kuadër të Ligës së Kombeve, duke konfirmuar formën e tij të mirë.

Rikujtojmë Ezgjan Alioski shënoi edhe në dy ndeshjet e para kundër Gjibraltarit dhe Armenisë, në të cilat përfaqësuesja e Maqedonisë kishte shënuar fitore identike 2:0.

Me këtë fitore Maqedonia bindshëm udhëheq grupin e katërt në kuadër të Ligës ‘D’ me 9 pikë, duke lënë pas vetes tre kombëtaret si Lihtenshtejni, Armenia dhe Gjibraltari që kanë nga 3 pikë.

Ndeshjen e rradhës Maqedonia me 16 tetor në transfertën kundër Armenisë.

Marketing