Dhjetëra persona nga nisma “Maqedonia-Bllokon”, bllokuan rrugën para Qeverisë për të protestuar siç thonë ata kundër qeverisë Zaev, kundër ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimit të emrit.

Ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me presidencialet. Gjatë protestës u dëgjuan edhe fyerje të rënda kundër shqiptarëve. Në protestën e sotme kishte numër të madh të forcave të rendit se sa protestues.

Duam ta ngremë zërin dhe të tërheqim vëmendjen se nuk pajtohemi më ndryshimin e emrit as me ndryshimin e identitetit që do të pasojë më ndryshimin e emrit.Ne nuk jemi për luftë ne jemi për mënyrë demokratike të shprehim revoltën tonë. Mijëra persona thanë qe nuk duan ta ndryshojnë emrin ndërsa ata si të jetë lojë fëmijësh vazhdojnë me të njëjtën- tha një protestues.