“Maqedonia bllokon” vazhdon protestën para kuvendit

Pas protestës së mbrëmshme para Kuvendit, anëtarë të lëvizjes “Maqedonia bllokon” i lanë tendat para shtëpisë ligjvënëse.

Marketing

Ata paralajmëruan se nuk planifikojnë të largojnë tendat deri në Vit të ri. Sot nuk ka pasur numër të madh të protestuesve, por kishte prani të shtuar të forcave policore.

“Maqedonia bllokon” tashmë një periudhë të gjatë proteston para Kuvendit kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kundër Marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit.

Marketing