Maqedonia dhe Bullgaria me program të posaçëm do ta përforcojnë bashkëpunimin kulturor

Qeveria bullgare miratoi Projekt-program për bashkëpunim në fushën e kulturës mes Ministrisë së Kulturës të Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë për periudhën e viteve 2018-2021, kumtoi shërbimi qeveritar bullgar për media.

Marketing

Bashkëpunimi në kulturë mes të dy vendeve tashmë është rregulluar me Marrëveshje mes qeverive të dy vendeve, e nënshkruar në Shkup më 15 maj të vitit 2000, si dhe në frymën e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë prej 14 shkurt deri më vitin 2018.

Projekt programi i merr parasysh interesat e ndërsjella të dy vendeve dhe i përfshin të gjitha tekstet e nevojshme për zhvillimin e marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë në sferën e kulturës.
Projekt-programi i propozuar i rregullon mundësitë për bashkëpunim në fushën e teatrit, literaturës, artit, përkthimit dhe publikimit të veprave të shkrimtarëve nga vendet tjera, organizimin e ekspozitave dhe festivale muzikore, kinema, muzikë, vallëzim, mbrojtjen e të drejtave autoriale.

Saktësohen edhe angazhimet e të dy vendeve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunimin për parandalimin e trafikimit të kundërligjshëm me vlera kulturore.