Maqedonia e Veriut 27 festa, Shqipëria 14, ndërsa Kosova 11 festa zyrtare

Për dallim nga Kosova e Shqipëria, Maqedonia e Veriut prin dukshëm me ditët e shpallura si ditë jo pune, për shkak të festave. Maqedonia e Veriut është ndër vendet me numrin më të madh të festave dhe ditë jo pune, madje edhe në rajonin më të gjerë.

Marketing

Sipas Ligjit aktual për festat, gjatë këtij viti kalendarik Maqedonia e Veriut ka gjithsej 27 festa. Nga to 11 ditë janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët. Për dallim nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria ka 14 festa, ndërsa Kosova vetëm 11.

Festat në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Për gjithë qytetarët e Maqedonisë:
1 Janar (e martë) Viti i Ri
7 Janar (e hënë) Dita e parë e Krishtlindjeve Ortodokse
29 Prill (e hënë) Dita e dytë e Pashkëve, dita e dytë sipas kalendarit ortodoks

1 Maj (e mërkurë) Dita e Punëtorëve
24 Maj ( e premte) – Shën “Kirili dhe Metodi”
4 Qershor (e martë) – Festa e Fitër Bajramit
02 Gusht (e premte) Dita e Republikës
08 Shtator (e diel) Dita e Pavarësisë
11 Tetor (e premte) Dita e Kryengritjes Popullore
23 Tetor (e mërkurë) Dita Luftës Revolucionare Maqedonase
08 Dhjetor (e diel) Shën Klimenti i Ohrit, gjegjësisht e hëna 9 dhjetor është ditë jopune

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare ortodokse
6 Janar (e diel) – Festa e Buzmit, para Krishtlindjeve
19 Janar (e shtunë) – Festa e Ujit të Bekuar
26 Prill (e premte)– Festa e Premtja e Madhe
14 Qershor (e premte) – Dita e Shpirtrave

28 Gusht (e mërkurë) – Festa e Zonjës së Madhe (Zonjat)
Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare katolike
21 Prill (e diel) – Festa e Pashkëve Katolike
1 Nëntori (e premte) – Festa e të gjithë Shenjtorëve
25 Dhjetori (e martë)– Dita e parë e Krishtlindjeve katolike
Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare islame
11 Gusht (e diel)– Festa e Kurban Bajramit-Dita e parë e Kurban Bajramit

Festa për pjesëtarët e popullatës shqiptare në Republikën e Maqedonisë
22 Nëntor (e premte) – Dita e Alfabetit Shqip
Festa për pjesëtarët e popullatës serbe në Republikën e Maqedonisë

27 Janar (e diel) – Festa e “Shën Savës”
Festa për pjesëtarët e popullatës rome në Republikën e Maqedonisë
8 Prilli (e hënë) – Dita Ndërkombëtare e Romëve
Festa për pjesëtarët e popullatës së vllahëve në Republikën e Maqedonisë

23 Maj (e enjte) – Dita Kombëtare e Vllahëve
Festa për pjesëtarët e popullatës hebraike në Republikën e Maqedonisë
9 Nëntor (e mërkurë) – Jom Kipur-dita e parë e festës së Jon Kipurit

Festa për pjesëtarët e popullatës boshnjake në Republikën e Maqedonisë
28 Shtatori (e shtunë) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve
Festa për pjesëtarët e popullatës turke në Republikën e Maqedonisë
21 Dhjetori (e shtunë) – Dita e Arsimit në Gjuhën Turke.

Kalendari i festave për vitit 2019 në Republikën e Shqipërisë:
01 janar 2019 – Festat e Vitit të Ri
02 janar 2019 – Festat e Vitit të Ri
14 mars 2019 – Dita e Verës
22 mars 2019 – Dita e Nevruzit

21 prill 2019 – E diela e Pashkëve Katolike
28 prill 2019 – E diela e Pashkëve Ortodokse
01 maj 2019 – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
05 qershor 2019 – Dita e Bajramit të Madh
12 gusht 2019 – Dita e Kurban Bajramit

05 shtator 2019 – Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës
28 nëntor 2019 – Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29 nëntor 2019 – Dita e Çlirimit
08 dhjetor 2019 – Dita Kombëtare e Rinisë
25 dhjetor 2019 – Krishtlindjet

Kalendari i festave zyrtare për vitit 2019 në Republikën e Kosovës:

1.) Viti i Ri 2019, e martë 01 janar 2019
2.) Krishtlindjet ortodokse e hënë 07 janar 2019
3.) Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës e riel 17 shkurt 2019
4.) Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e martë 09 prill 2019

5.) Pashkët Katolike e diel 21 prill 2019
6.) Pashkët Ortodokse, e diel, 28 prill 2019
7.) Dita Ndërkombëtare e Punës, e mërkurë 01 maj 2019
8.) Dita e Evropës e enjte 09 maj 2019

9.) Bajrami i Madh, dita e parë e martë 04 qershor 20019
10.) Bajrami i Vogël, dita e parë e diel 11 gusht 2019
11.) Krishtlindjet Katolike, e mërkurë, 25 dhjetor 2019

Marketing