Maqedonia e Veriut a do të furnizohet me vaksinën ruse, pas ofertës së Moskës?

Autoritetet ruse i kanë ofruar Maqedonisë së Veriut vaksinën “Sputnik V” kundër koronavirusit.

Marketing

Ambasadori rus në Shkup, Sergej Bazdnikin theksoi për “360 shkallë” se topi është në anën maqedonase, pasi që Rusia më 18 gusht ofroi vaksinën anti-kovid. Autoritetet shtetërore në Shkup thonë se po shqyrtojnë seriozisht ofertën ruse.

Prof.dr. Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komitetit për imunizim theksoi se janë të nevojshme informacione të tjera plotësuese për këtë vaksinë, që më pas të ketë një vendim. Sipas saj, do të shihet se sa është e sigurt kjo vaksinë.

Siç bën të ditur “360 shkallë”, ambasadori rus ka folur edhe me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili ka thënë se po përcillen të gjitha zhvillimet lidhur me vaksinën dhe se pritet që Shkupi të marr vendim, se a do të bëj ndonjë furnizim ose jo.

Profesoresha Grozdanovak tha se nuk është e mundur që të ketë një përgjigje të shpejt për rusët, pasi që shkenctarët rus nuk kanë ndarë informacione për zhvillimin e vaksinës, ashtu siç po e bëjnë shkenctarët që po zhvillojnë vaksina në vendet perëndimore. Vaksin ruse po ashtu nisi të jepet që në fazën e dytë, ende pa kaluar fazën e tretë vendimtare, që është një proces verifikimi tejet i rëndësishëm.

Kryeministri Zoran Zaev i pyetur për vaksinën ruse tha se nëse ajo miratohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk do të ketë problem për tu furnizuar. Përkundër insistimeve ruse, në Maqedoninë e Veriut nuk ka interes për të pranuar një vaksinë të tillë që ka nxitur shumë kontradikta. Ndërsa nga ana tjetër sytë janë drejtuar nga laboratoret prestigjioze evropiane dhe amerikane, aty ku po zhvillohen vaksina në një proces të verifikuar fazash dhe që po shfaqin shpresë se do të jenë vrasëse për koronavirusin. (

Marketing