Maqedonia e Veriut dhe Greqia me rejting të njëjtë të sigurisë

Maqedonia e Veriut kërceu plot 23 vende në listën e Indeksit global të paqes në krahasim me vitin e kaluar dhe e ndan vendin e 65-të me Greqinë. Mes 25 vendeve të para në listë madje 17 janë nga Evropa. Për të 11-tin vit me radhë Islanda është vendi më i sigurt në botë, ndërsa në vend të fundit, si edhe vitin e kaluar, është Afganistani.

Marketing

Instituti australian për ekonomi dhe paqe, sipas hulumtimit për indeksin e sivjetmë global të paqes, në bazë të të cilit janë ranguar vendet nga “më i sigurti” deri te “më i pasigurti”, vlerëson se në krahasim me periudhën prej para një dekade, bota në vitin 2019 është më e sigurt në pesë vitet e fundit.

Në listë janë ranguar gjithsej 163 vende, ndërsa “dhjetëshen” e parë, krahas Islandës, e përbëjnë edhe Zelanda e Re, Portugalia, Austria, Danimarka, Kanadaja, Singapori, Sllovenia, Japonia dhe Çekia. Në fund të listës është Afganistani, ndërsa para tij janë Siria, Sudani Jugor, Jemeni, Iraku dhe Somalia, të ranguar prej 163 deri në vendin 158. Nga shtetet më të mëdha, Rusia është në vendin e 154-t, SHBA-ja në të 128-tin, Kina në vendin 110, Franca 61, Britania e Madhe 46, Italia 39, ndërsa Gjermania 22. Nga vendet e rajonit, më mirë e ranguar është Rumania në vendin 25, Bullgaria në 26, Kroacia 28, Serbia 50, Shqipëria 51, Mali i Zi 67, BeH 81 dhe Kosova 86.

Indeksi llogaritet në bazë të 23 faktorëve, mes të cilëve edhe konflikte të brendshme dhe të jashtme, shpenzime ushtarake, terrorizmi, vrasjet dhe krimi. Në Raportin për vitin 2019 ceket se mbi 400 milionë njerëz jetojnë në rajone në të cilat niveli i jetës së sigurt është i ulët dhe ku ka rreziqe të larta lidhur me ndryshimet klimatike.
Në raport ceket se konfliktet që dominojnë në dekadën e fundit, si ato në Irak dhe Siri, tani fillojnë të pakësohen, por në të njejtën kohë shpërthejnë të reja në Jemen, Nikaragua dhe Turqi.

Marketing