Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi të kënaqur nga operacioni “Goditja vendimtare”

Sot në Qendrën Ushtarake në “Krivollak” u takua Radmilla Sheqerinska, ministre në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe homologu malazez, Predrag Boshkoviq, njofton Portalb.mk.

Marketing

Ata vizituan ushtarët që morën pjesë në stërvitjen “Goditja Vendimtaren”, stërvitje që kishte nisur me 5 qershor dhe do të përfundon nesër, më 9 korrik. Të dy ministrat u shprehën të kënaqur nga paraqitje e ushtarëve gjatë këtyre ditëve.

“Kjo stërvitje nuk do të jetë vetëm stërvitja më e madhe, por edhe njëra nga stërvitjet më të suksesshme. Përkundër sfidave të mëdha logjistike, arritëm të sigurojmë rezultate të mira në organizimin dhe realizimin e ushtrimeve”, u shpreh Sheqerinska.

Qendra “Krivollak” gjatë këtyre ditëve, arriti të rregullon rrjetin hekurudhor pas disa dekadave dhe krijoi pikë për kontrollimin cilësisë së mjedisit jetësorë gjatë realizimin të stërvitjeve.

Ministri malazez, Boshkoviq përgëzoi vendin nikoqir për sukseset e saj në rrugën euroatlantike, duke i uruar të jetë vendi i 30-të anëtar i NATO-s. Gjithashtu Boshkoviq u ndal edhe te bashkëpunimi i shkëlqyer i të dy vendeve, duke llogaritur si shembullin më të mirë se si duhet të bashkëpunojnë vendet në Ballkanin Perëndimor.

“Mali i Zi ishte promovues i interesave të Maqedonisë së Veriut kur ishte në pyetje anëtarësimi i saj në NATO”, u shpreh Boshkoviq.

Përkujtojmë se stërvitja “Goditja Vendimtare” brenda saj kishte 2 700 ushtarë nga gjashtë shtete, pra nga Maqedonia e Veriut, SHBA, Shqipëria, Bulgaria, Lituania dhe nga Mali i Zi.

Marketing