Maqedonia e Veriut mundet nga Polonia

Ashtu edhe siç pritej Polonia ka rezultuar kundërshtar i vështirë për përfaqësuesen e Maqedonisë, pasi këta të fundit u mundën me shifrat 2:0.

Marketing

Pjesa e parë foli për vendasit të cilët krijuan raste të shumta, megjithatë në pushim u shkua me rrjeta të paprekura. Pamje të njejta edhe në pjesën e dytë, me polakët të cilët vazhdojnë të dominojnë, ndërsa në minutën e 74-të Frankovski shënon për epërsi 1:0 të Polonisë.

5 minuta më vonë Milik me një goditje precize fikson rezultatin përfundimtar në 2:0. Në këtë mënyrë zbehen shanset e përfaqësueses së vendit për një kualifikim të mundshën në evropianin e 2020-tës. Ndeshjen e radhës Maqedonia e Veriut e luan kundër Austrisë më 16 nëntor.

Marketing