Maqedonia e Veriut ndër vendet më të ndotura në Evropë, Shqipëria kryeson

Maqedonia e Veriut edhe më tej është ndër vendet më të ndotura në Evropë. Kjo bëhet e ditur nga raporti i fundit i Agjencisë Evropiane për ambient jetësor EEA, ku nënvizohet se ndotja e ajrit edhe më tej përbën rrezikun në të madh ekologjik ndaj shëndetit dhe ambientit

Marketing

Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina janë vendet që prijnë për nga shkalla e lartë e ndotjes, nga 37 shtetet evropiane. Shqipëria është në vend të fundit me 172 vdekje në 100 mijë banorë. Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e tetë si vendi më i ndotur.

Më keq se Maqedonia e Veriut janë Bosnjë-Hercegovina, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Mali i Zi dhe Letonia.
EEA ka përfshirë 37 vende evropiane, 28 nga BE si dhe vende tjera përfshirë ato nga Ballkani Perëndimor. Në këtë listë nuk është përfshirë Kosova, për të cilën kjo agjenci nuk ka të dhëna.

Të dhënat tregojnë se cilësia e ambientit jetësor midis Evropës Lindore dhe Perëndimore dallon në mënyrë drastike. Islanda, Suedia, Norvegjia dhe Zvicra janë vendet që kryesojnë për nga niveli tejet i ulët i ndotjes.

Marketing