Maqedonia e Veriut numëron më shumë humbje jete nga sëmundjet e zemrës se sa prej COVID-19

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, nga Covid-19 kanë humbur 1600 persona, që është për 6.6 herë më pak se numri i personave që kanë vdekur nga sëmundjet e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut në vitin 2019 (10.586).

Marketing

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se vitin e kaluar nga neoplazmat malinje (kanceri) kanë vdekur 3785 njerëz, që është 2.3 herë më shumë se humbja e jetëve nga Covid-19, shkruan ABC News.

Po ashtu statistikat tregojnë se nga diabeti vitin e kaluar kanë ndërruar jetë 948 persona, apo 1.6 herë më pak sesa nga Covid-19.

Të dhëna zyrtare për shkaqet e vdekjes për vitin 2020 ende nuk janë të raportuara , ndërsa nga Enti Shtetëror i Statistikave thonë se këto të dhëna do të bëhen të ditura në qershor të vitit 2021, shkrua Koha

Për këtë arsye, është e pamundur që të bëhet një krahasim i për vdekjen nga Covid-19.

Sipas statistikave të disponueshme deri më tani, nuk ka ndryshime të mëdha sa i përket vdekshmërisë totale mbi bazë vjetore.

Pasi në tremujorin e dytë (prill, maj, qershor) të vitit 2018, 4592 njerëz vdiqën, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishte 4915 vdekje, dhe këtë vit në të njëjtën periudhë janë 5064 vdekje, që është 149 më shumë se vitin e kaluar.

Megjithatë, në këtë rast duhet të merret parasysh fakti se këtë vit numri i vdekjeve nga Covid-19 u rrit në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020, ndërsa të dhëna zyrtare për numrin e viktimave gjatë kësaj periudhe nuk ka.

Nga ajo që tashmë dihet është se vdekjet nga Covid-19 janë shumë më të ulëta sesa numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës, pasi kjo normë vazhdon të jetë në krye të listës për nga arsyet e vdekjeve.

Kështu, vitin e kaluar kanë ndërruar jetë 20.446 qytetarë, ndërsa gjysma apo 10.586 kanë vdekur nga sëmundjet e zemrës.

Me përqindje, vdekjet nga virusi Covid-19, nëse lidhim numrat e të infektuarve me të vdekurit, del që vdekjet nga koronavirusi arrijnë në 2.8 për qind.

Siç raporton Koha, nga 57.541 të infektuar në Maqedoni, nga korona kanë ndërruar jetë 1600 qytetarë.

Kjo përqindje është më e larta në rajon bashkë me Bosnjë e Hercegovinën ku shkalla e vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në 2.9 për qind.

Në Shqipëri, shkala e vdekjeve nga korona është 2.1, në Serbi 1 për qind, në Bullgari 2.5, në Kroaci 1.3, në Slloveni 1.7, ndërsa në Mal të Zi 1.4 për qind të vdekur krahasuar me numrin e të infektuarve.

Marketing