Maqedonia e Veriut para kohe pritet ta miratojë Protokollin për anëtarësim në NATO

Maqedonia e Veriut para kohe do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim në NATO. Qeveria në mbledhjen e së shtunës ka miratuar tekstin e projekt – ligjit, i cili menjëherë është dërguar në Kuvend, ku pritet të miratohet sa më shpejt.

Marketing

Pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, ligji do të deponohet në Uashington, ndërsa do të hyjë në fuqi menjëherë pasi që Spanja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim, duke qenë shteti i fundit anëtar që vulos anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Teksti për ratifikimin e Marrëveshjes veriatlantike është firmosur në Uashinfton më 4 prill të 1949. Vendimi i tillë i detyruar nga qeveria e Zaevit pason pas krizës komplekse politike në Spanjë dhe pasiguria nëse lideri socialist dhe udhëheqësi i detyrës Kryeministri Pedro Sanchez, i cili fitoi shumicën e deputetëve në zgjedhjet e nëntorit, do të ketë sukses të formojë Qeveri.

Marketing