Maqedonia e Veriut, shteti i borxheve!

Përveçse Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut futet në borxhe të reja të institucionet financiare ndërkombëtare dhe me këtë borxhi i jashtëm në kuartalin e dytë të këtij viti arriti vlerën prej rreth 4.5 miliard euro, njëkohësisht për 8 muajt e parë të vitit 2019 tek institucionet financiare vendore Qeveria është futur në borxh në vlerë të përgjithshme prej 101.789.470.000 denarë apo mbi 1.7 miliard euro, shkruan gazeta KOHA.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se borxhi, të cilin Qeveria duhet ta kthente deri në fund të muajit korrik të këtij viti ishte dy herë më i lartë se të hyrat e planifikuara me buxhetin e vitit 2019. Kjo, sipas njohësve të mirë të çështjeve ekonomike, krahasuar me të hyrat nga tatimet që ka planifikuar Ministria e Financave për këtë vit, vetëm për tetë muajt e parë borxhi i brendshëm tek institucionet financiare në vend është dy herë më i lartë se të gjitha të hyrat tatimore në buxhet