Maqedonia e Veriut: Vjetërsimi i lëndëve shihet si amnisti e heshtur

Proceset e stërzgjatura gjyqësore që çojnë në vjetërsimin e lëndëve të cilat i ka ngritur Prokuroria Speciale Publike në Maqedoninë e Veriut, paraqesin një amnisti të heshtur për krimin në nivele të larta, theksojnë njohësit e çështjeve juridike.

Marketing

Pasi gjykata ka konstatuar se është vjetërsuar lënda, ka shpëtuar nga ndjekja ish-kryeministri Nikolla Gruevski për rastin që në opinion është i njohur si “Trajektorja” që ka të bëjë me keqpërdorimet gjatë ndërtimit të autostradave .
Kjo lëndë nuk arriti të marrë epilog gjyqësor edhe pas 33 seancave gjyqësore ndërkohë që tani të gjitha shpenzimet gjyqësore obligohet t`i mbulojë shteti.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se pos dëmit material për procesin gjyqësor të dështuar dhe moskthimin e parave të vjedhura, goditja më e fuqishme i jepet besueshmërisë në sistemin gjyqësor. Besim Nebiu, aktivist për të drejtat e njeriut, thotë se në asnjë mënyrë s’mund të flasim për funksionim të shtetit të së drejtës përderisa bie poshtë lënda e cila paraqet procesin më të madh gjyqësor për korrupsion të lartë në historinë e Maqedonisë së Veriut, si për nga vlera e parave që sipas Speciales, të akuzuarit buxhetit të shtetit i shkaktuan dëm prej së paku 155 milionë euro.

Marketing