Ende është e pasigurt nëse dhe kur Kosova plotësisht do ta tërheqë vendimin për rritjen e tarifave doganore të prodhimeve bujqësore.

Nesër, Qeveria e Kosovës duhet të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtohen argumentet që të premten ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ia transmetoi kolegut kosovar Bajram Hasani.

Bekteshi në takimin me Hasanin në Prishtinë i vuri në dukje dëmet nga masat e përkohshme të Kosovës dhe shfaqi shpresë se në shpejti Maqedonia dhe Kosova do ta vazhdojnë bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyer tregtar, në dobi të prodhuesve bujqësorë dhe komuniteti të biznesit nga të dyja palët.

“Do ta presim rezultatin nga seanca e nesërme e Qeverisë së Kosovës, është shkurt përgjigjja nga Ministria e Ekonomisë në pyetjen e MIA-s lidhur me hapat e ardhshëm që vendi planifikon t’i ndërmarrë rreth doganave të rritura.

Edhe Ministria e Bujqësisë pret në në seancën e nesërme qeveritare të Kosovës.

Afaristët dhe prodhuesit e Maqedonisë mbesin në qëndrimin se vendimi i Kosovës duhet sa më shpejt të tërhiqet sepse dëmet janë të mëdha, ndërsa Maqedonia të mos vendosë kundërmasa.

Sipas drejtorit ekzekutiv të odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Drilon Iseni, dëmet në eksportin edhe më tej numërohen, nuk ka ndryshime në qëndrimin e Odës se Kosova duhet ta rishikojë vendimin dhe të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme.