Maqedonia krijoi raste, Rumania arkëtojë pikët

Pasoi një pjesë e dominimit të skuadrës vendase, dhe Rumania dy herë goditi në portën e Maqedonisë, të cilat përfunduam në duart e portierit Dimitrievski.  Në minutën e 21-të, Pandevi doli sy me sy me portierin vendas, por lobimi i tij shkoi mbi portën e Rumanisë. Në minutën e  27-të, Rumania hap rezultatin, pas një gabimi trashanik së vijës së fundit të mbrojtjes, ndërsa Tanase dërgoi topin në këndin tjetër për 1-0.

Marketing

 

 

Në minutën e 32-të, rasti i dytë ideal për Maqedoninë, kur Elmas u gjetë në 5 metra nga porta e Rumanisë, por gjeti vetëm këndin më të afërt , duke mos rrezikur fare portierin vendas.

Vetëm 6 minuta më vonë, Nestorovski nuk shfrytëzon rastin e dytë ideal, kur në zonë, pa asnjë futbollist pran, godet me kokë dhe topin e drejton në duart e portierit vendas.

Në fillim të pjesës së dytë, në aksionin e parë, Mihailla me një goditje precize nga 18 metra mundi portierin Dimitrievski për 2-0.

 

 

Në minutën e 65 gabim trashanik i porterit vendas dhe arbitri kryesor tregoi goditje e lirë brenda zonës së rrezikut. Mirëpo goditjen idirekte nuk arritën që të shfrytëzojnë futbollistët e Maqedonisë, ndërsa goditja e fortë e Bardhit u ndal nga një mbrojtës rumun.

Në minutën e 72-ë Arian Ademi në dy raste godet drejt portës rumune. Fillimisht godet një mbrojtës, ndërsa në tentimin e dytë godet këndin më të afërt, por në vendin e duhur është portieri vendas.

Në minutën e 81, kroson Alioski në zonë, ndërsa me kokë godet Ademi për 2-1.

Vetëm një minutë më vonë , Bardhi asiston perferkt në zonë ndërsa Trajkovski barazon shifrat në 2-2.

Mirëpo gëzimi i Maqedonisë zgjati vetëm 2 minuta, pasi që Rumania arriti që të shënojë golin e tretë përmes Haxhit.

Në minutën e 90-të Maqedonia barazon shifrat në 3-3, mirëpo Ademi u gjet në pozitë jashtë loje

Marketing