Përzgjedhësi i Maqedonisë, Igor Angelovski shpalosi listën e futbollistëve për 2 sfidat e fundit eliminatore të Kampionatit Evropian të vitit 2020, kundër Austrisë dhe Izraelit, më 16 dhe 19 nëntor. Angelovski për ndeshjen me Austrinë nuk do të mund të mbështetet tek Arian Ademi, i cili lëndoi këmbën dhe do të pauzojë 6 javë.

Do të mungojë edhe Egzon Bejtullai për shkak të lëndimit, ndërsa Visar Musliu, Boban Nikollov dhe Ilija Nestorovski mungojnë për shkak të kartonave. Ndërkohë në ekip rikthehen Enis Bardhi, Darko Velkovski dhe Nikolla GJorgjiev, ndërsa për herë të parë është ftuar edhe Daniel Avramovski nga Vardari. Mirëpo Angelovski kërkon angazhim maksimal në çdo përballje.

“Nuk është e njëjtë se si do të mbyllim një takim, e mos të flasim për gjithë eliminatoret. Dëshiroja që deri në fund të ishim në garë për Evropianin dhe ashtu ishte deri në një ndeshje para kësaj ndaj Austrisë. Gjasat teorike janë, por duhet të jemi të realtë, se Austria përballet me ne dhe me Lituaninë, ndërsa ka nevojë vetëm për një pikë ……Në përgjithësi jam I kënaqur me eliminatoret pasi kemi arkëtuar 11 pikë dhe më në fund Maqedonia me lojë përballet me çdo kundërshtarë, deklaroi Igor Angelovski, trajner i Maqedonisë.

Sfida e parë është ndaj Austrisë në Vjenë, e cila është e vetme në këto eliminatore që dominoi ndaj Maqedonisë, duke e mundur me 4-1.

“Austria me plotë meritë në mundi në atë ndeshje dhe I vetmi që ishte dominant ndaj nesh në këto eliminatore. E thash pas ndeshjes se u urova Austrinë se me plot meritë e fituan ndeshjen dhe ishin më të mirë në të gjitha segmentet e lojës. Ne ndoshta ishim të lodhur nga ndeshja e parë me Poloninë, dhe mund të them se vetëm atë ndeshje e zhvilluam nën nivelin tonë. Mirëpo ngjarjet në të ndeshje le të jenë motiv, që të dëshmojmë të kundërtën.”, deklaroi Igor Angelovski, trajner i Maqedonisë.

Grumbullimi i reprezentuesve është caktuar më 11 nëntor, ndërsa gjatë ditës premte, më 15 nëntor, ekspedita e Maqedonisë niset për në Vjenë, ku më 16 nëntor do të zhvillojë sfidën me Austrinë.

evn