Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll mundi Izraelin me 1-0 në sfidën e fundit të garave eliminatore të vlevshme për Kampionatin Evropian të vitit 2020 dhe u ndal në vitin e tretë në Grupn G. Ky është suksesi më i madh i Maqedonisë në eliminatoret e deritanishme , pasi që më parë asnjëherë përfaqësuesja e Maqedonisë nuk ka mbyllur asnjë garë të eliminatoreve evropiane apo botërore në vendin e tretë.

Mirëpo fati sonte ishte në anën e Maqedonisë , e cila mundi Izraelin me 1-0 falë realizimi të Boban Nikollovit në fund të pjesës së parë, ndërsa disa mbrojtje të mëdha të portierit izraelit, Ariel Harush, shpëtuan kombëtaren mysafirë që mos të pranojë edhe më shumë gola. natyrisht në ndihmë ishte edhe fitorja e Polonisë ndaj Sllovenisë me 3-2.

Tani Maqedoni do të fillojë të mendojë për sfidën e play offit të Ligës së Kombëve, në të cilën do të përballet me kombëtaren e Kosovës , në muajin mars të vitit 2020.

evn