Maqedonia mund Slloveninë dhe vazhdon garën për vendin e dytë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll shënoi fitoren e tretë në eliminatoret për EURO 2020, duke mundur Slloveninë me 2-0. Në qendër të vëmendjes ishte mesfushori i Napolit, Elif Elmas , autor I dy golave në sfidën e zhvilluar në Shkup.

Marketing

Pas pjesës së parë pa gola, ku Maqedonia kishte më shumë nga loja dhe shënoi gol në minutat e fundit, por që u anulua vetëm për një pozitë jashtë loje (pasive) të futbollistëve vendas, në momentin kur shënoi sërisht Elif Elmas.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Maqedoninë, pasi që në rastin e parë për gol, Elif Elmas gjeti këndin e dëshiruar për të sjell gëzim të madh 20 mijë spektatorëve në stadiumin “Todor Proeski”. Në duelin e dytë, Elif Elmas sërisht më I suksesshëm se Jan Oblak, duke e detyruar që të kapitolojë para gjuajtjes së Elmasit.

Në fund të takimit, Sllovenia zbuti epërsinë përmes penaltisë së realizuar nga Iliçiç. Me këto 3 pikë , Maqedonia vazhdon garën për vendin e dytë në grup, duke siguruar fitoren e katërt në përballjet me Slloveninë. Sfida e radhës do të jetë 13 tetor, në Varshavë, kundër Polonisë. Në sfidn tjetër të grupit, Austria mundi Izraelin me 3-1 edhe pse mysafirët shënuan golin e parë.

Marketing